fbpx

Eriona Sejdiu bëhet nënë për herë të parë

nga Revista Kosovarja

Ish-miss Kosova 2019, Eriona Sejdiu, dje është bërë nënë për herë të parë.

Këtë e kanë konfirmuar familjarët e saj përmes një postimi në Facebook.

“Me daten 16.08.2024 Eriona Sejdiu & Blend Rexhepii na gëzuan familjet tona me nipin Aronin”, kanë shkruar familjarët e saj.

Ndërkaq Eriona ka vendosur që djali i saj të quhet Aron.

Ndryshe çifti Eriona dhe Blend kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me dasmë në mars të këtij viti kur edhe u zbulua se Eriona ishte në pritje të ëmbël.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]