Eriona Sejdiu dhe partneri i saj po festojnë një moment të veçantë në qytetin e dashurisë, Paris. Me një paraqitje elegante dhe një atmosferë romantike, çifti duket më i lumtur se kurrë.
Në një foto të ndarë së fundmi, Eriona shfaqet me një fustan elegant të zi, duke reflektuar stil dhe klas, ndërsa partneri i saj e shikon me admirim. Në mbishkrimin e fotos, shënohet “1 vit martesë ❤️”, duke konfirmuar përvjetorin e tyre të parë së bashku.
Paris, me dritat dhe magjinë e tij, duket të ketë qenë destinacioni perfekt për të festuar dashurinë e tyre, shkruan Kosovarja.