Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ermal Fejzullahu: Lamtumirë Shpat

nga Revista Kosovarja

Këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi, i është dhënë sot (e diel) lamtumira e fundit në qytetin e tij të lindjes, Tetovë.

Miq, familjarë, kolegë të skenës muzikore dhe figura të njohura të artit ishin të pranishëm për të përcjellë artistin drejt banesës së fundit.

Atmosfera ishte e rënduar nga dhimbja, ndërsa shumë prej të pranishmëve nuk i fshehën emocionet për humbjen e papritur të këngëtarit, i cili për vite me radhë ishte pjesë e skenës muzikore shqiptare.

Foto: Facebook

Moneytizer Paragrafi 4

Miku i tij i afërt, këngëtari Ermal Fejzullahu, ndau edhe një postim prekës në rrjetet sociale.

“Lamtumirë Shpat”, shkroi ai.

Kasapi u varros në varrezat e Tetovës, qytet ku ai lindi dhe u rrit, duke lënë pas një trashëgimi muzikore dhe kujtime të shumta për fansat dhe njerëzit që e deshën.

I njëjti vdiq të mërkurën si pasojë e një sulmi në zemër, gjersa ndodhej në Itali. /Telegrafi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]