fbpx

Ermiona në BBVA rrëfen se si ia vodhën veturën me revole në kokë

nga Revista Kosovarja

Duke folur me Evën, Ermiona ndau një histori personale që i kishte ndodhur disa vite më parë.

Në moshën 25-vjeçare, rrëfeu ajo, dy persona i grabitën automjetin, duke e kërcënuar atë me një armë në kokë.

Ermiona shtoi se në automjet, që sipas saj në atë kohë e zotëronte vetëm ajo dhe një ministër, kishte çantën, para dhe të githa këto sende ia grabitën.

Sipas saj, ngjarja ka ndodhur te rruga “Mylsym Shyri” në Tiranë, te drejtoria e policisë.

Ermiona shtoi se në atë kohë iu deshën një javë të merrte veten nga kjo ngjarje dhe se pas 6 muajsh policia ia gjeti makinën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]