Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ermiona reagon pas daljes nga Ferma VIP: “Donin të më hiqnin qafe …”

nga Revista Kosovarja

Ferma VIP vijon të prodhojë dinamika dhe deklarata të forta, ndërsa këtë të premte gara humbi një tjetër konkurrente.

Mbi artikull

Ermiona Lekbello u largua nga formati, duke reaguar menjëherë nga studio pas eliminimit të saj.

Në deklaratën e parë publike, Lekbello la të kuptohet se largimi i saj nuk ishte thjesht rezultat i lojës, por edhe i ndikimeve të brendshme nga konkurrentët e tjerë.

Ajo foli hapur, duke përmendur disa prej banorëve dhe duke i cilësuar sjelljet e tyre si të qëllimshme dhe strategjike.

Moneytizer Paragrafi 4

“Kishte njerëz që donin të më hiqnin qafe. Janë shumë të djallëzuar.

Vanesa me lot krokodili, Indri që futi dy femra në mes dhe tha më falni, Iliri që bën lojën që do t’i ngatërroj. Shpresoj mos jenë djaj. Bora që ndenjti deri në mëngjes dhe na tregoj përralla.

Vajza ime është 27-vjeçe dhe më duket dede përpara atyre 26-vjeçareve atje, sepse nuk ka djallëzi. Këto janë edhe jashtë kështu”, u shpreh ajo.

Deklarata e saj pritet të sjellë reagime nga konkurrentët e përmendur, ndërsa publiku i formatit mbetet i ndarë mes mbështetjes dhe kritikave.

Largimi i Lekbellos vjen në një moment kur loja po bëhet gjithnjë e më e fortë dhe aleancat brenda shtëpisë po ndryshojnë vazhdimisht.

Me daljen e saj, pritet që dinamika në “Ferma VIP” të marrë një tjetër drejtim, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të ndikojnë këto deklarata në marrëdhëniet mes banorëve në vijim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]