Eronita, bashkëshortja e këngëtarit Blero, po bëhet gjithnjë e më e pranishme në rrjete sociale, ku ndan momente nga përditshmëria e saj. Ajo herë pas here publikon imazhe që pasqyrojnë jetën familjare.
Së fundmi, Eronita ka treguar edhe një fotografi nga një darkë në shtëpi, duke sjellë në vëmendje një tryezë të thjeshtë dhe tradicionale. Në të shihen ushqime tipike shqiptare, si supë, speca, kastraveca turshi, ajvar dhe vaj ulliri, shkruan “Kosovarja”.
Pamja përcjell një atmosferë familjare dhe modeste, duke reflektuar stilin e jetesës së përditshme larg luksit dhe formaliteteve.

