fbpx

Escobari përsërit në Beograd: Për SHBA Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

nga Revista Kosovarja

Propozimi evropian për marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë përfaqëson një nga mundësitë më të mira për rajonin për të ecur përpara, dhe u bëj thirrje palëve të jenë shumë serioze në kërkimin e një marrëveshjeje, të gjejnë mënyra për të qenë fleksibël, konstruktiv dhe të kenë një vizion, dhe për të përfituar nga mundësia që iu ofrohet, ka deklaruar sot në Beograd i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

Escobar, në një bisedë me gazetarët në Beograd, ka thënë se qëllimi i vizitës së sime është të bisedojë me liderët politikë në rajon për temën e gjetjes së rrugëve për përparim me propozimin e marrëveshjes evropiane për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Paparaci.

“SHBA beson se kjo marrëveshje e propozuar ofron një nga mundësitë më të mira për rajonin për të ecur përpara, për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit në rajon. Ne duam që të dyja palët të jenë shumë serioze në gjetjen e zgjidhjes, të gjejnë mënyra për të qenë fleksibël, konstruktivë, për të pasur një vizion dhe për të përfituar nga mundësia që u jepet. Jo vetëm Evropa dhe SHBA qëndrojnë prapa propozimit, por i gjithë komuniteti transatlantik”, nënvizoi ai.

Escobar tha se pritshmëria e SHBA është që palët të takohen në Ohër dhe të diskutojnë dhe të përballen me faktin se si të shkohet drejt marrëveshjes përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të mendohet se si të kapërcehen pengesat, të largohen nga takimi të bindur se procesi do të vazhdojë derisa të mos gjendet zgjidhje.

“Qëndrimi amerikan është se Kosova është një shtet i pavarur me integritet territorial dhe sovranitet. Ne besojmë se rajoni do të përfitojë nga njohja reciproke. Sa i përket anëtarësimit në OKB, ne mendojmë se vlera e marrëveshjes do të ishte integrimi më i shpejtë i Serbisë dhe Kosovës dhe i gjithë rajonit”, shtoi Escobar.

Ai ka theksuar se qëllimi i marrëveshjes është intensifikimi i procesit që do ta afronte të gjithë rajonin me Evropën, si ekonomikisht ashtu edhe politikisht.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]