fbpx

Është 52-vjeçare, por aktorja “çmend” me asetet trupore

nga Revista Kosovarja

Sofia Vergara, aktorja 52-vjeçare postoi në Instagram një foto joshëse pa bluzë, ku shihet duke u rrezitur pranë pishinës.

“Llego el verano!”, shkroi ajo në mbishkrim, që përkthehet si “Vera ka mbërritur”, transmeton Indeksonline.

Postimi i saj mori mijëra pëlqime dhe komente, përfshirë edhe kolegen e saj nga juria e “America’s Got Talent”, modelen Heidi Klum.

“Hajde… Unë po bëj të njëjtën gjë. Po veshi rroba banje”, komentoi Klum, për kënaqësinë e shumë fansave.

Sofia kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për lidhjen e saj të supozuar me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.

Edhe pse janë parë disa herë së bashku, romanca e tyre, sipas mediave të huaja, nuk zgjati shumë. Thuhet se Lewis humbi interesin dhe aktorja dyshohet se u ndie e “braktisur” pas kësaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]