fbpx

“Është arrestuar me 3-4 kerre të forcave të EULEX’it…”, Pas arrestimit të Fadil Fazliut, flet djali i tij

nga Revista Kosovarja

Sot nga Specialja është arrestuar Fadil Fazliu, vëllai i heronjve Fazli e Bahri Fazliu.

Pas arrestimit të tij, në një prononcim për media ka folur djali i tij, Fahri Fazliu.

“Sot rreth orës 8 të mëngjesit te banesa e tij në Kodër të Diellit ku edhe është bastisur para një viti, është arrestuar me 3-4 kerre të forcave të EULEX’it me udhër të Dhomave të Specializuara Fadil Fazliu, babai im. Përndryshe Fadili ka qenë pjesë e UCK’së, është vëllai i heronjve Fazli dhe Bahri Fazliu”, tha ai.

Ai shtoi se Fadil Fazliu ka qenë vetëm duke shkuar në punë dhe se me të s’ka qenë askush.

“Ai ndodhet në zyret e EULEX’it, pritet të dërgohet në Hagë”, derisa shtoi se nuk i është thënë arsyeja.

Ai tha se tashmë e kanë konsultuar avokatin Skënder Musa.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]