fbpx

Bastiset shtëpia e Hajredin Kuqit, ka informacione se mund të jetë arrestuar nga Specialja

nga Revista Kosovarja

Pas Isni Kilajt, Bashkim Smakajt e Fadil Fazliut, me urdhër të Prokurorit të Specializuar është arrestuar edhe ish-Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Edhe ai dyshohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar më herët aksionin e sotëm, duke thënë se operacionet janë për hetime për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se aksionet janë autorizuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe janë mbështetur nga EULEX.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftim.

Arrestimin e Kilajt e ka konfirmuar për Gazetën Express, djali i tij, Blendi.

“Sot rreth orës 07:00 të mëngjesit është arrestuar babi. Nuk kemi informacione diqka se pse ka ndodhë arrestimi prapë”, ka thënë ai.

Për Smakajn, Express ka mësuar nga burime për arrestimin e tij.

Ndërkohë, arrestimin e Fadil Fazliut e ka përmendur ushtruesi i detyrës së Kryetarit të OVL e UÇK’së, Faton Klinaku./Express


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]