fbpx

“Është dëshpëruese të mos kesh fare idenë kur do të përfundojë kjo histori”

nga Revista Kosovarja

Një infermier me veshje antiCovid, i kapur në një moment nga një kamerë sigurie. Qëndron ulur mbi një krevat, me duart kapur, e pamundur të shohësh shprehjen e fytyrës, por qëndrimi i tij tregon qartësisht lodhje.

Quhet Flavio de Cicco, punon në spitalin Monaldi të Napolit dhe dje ka shkruajtur në Facebook mendimet e tij në lidhje me luftën kundër koronavirusit:

“Eshtë dëshpëruese të mos kesh fare idenë e kur do të mund të përfundojë kjo histori.

Eshtë dëshpëruese të mos mundesh të kujtosh pothuaj asnjëherë, se kur filloi.

Eshtë dëshpërues numri i rasteve në rritje të vazhdueshme.

Eshtë dëshpërues agresiviteti i këtyre varianteve.

Eshtë dëshpëruese të shohësh rënien e moshës mesatare të të prekurve.

Eshtë dëshpëruese të të duhet t’ithuash një djaloshi 26-vjeçar se gjithçka do të shkojë mirë, por që duhet të intubohet.

Eshtë dëshpëruese të të duhet t’i thuash babait 40-vjeçar të dy fëmijëve, para se të bjerë në gjumë, se me siguri do i shikojë sërish fëmijët e vet, ndërkohë që të mblidhet një lëmsh në fyt.

Eshtë dëshpëruese të vazhdosh të shikosh njerëz që na lënë.

Eshtë dëshpëruese moskokëçarja e vazhdueshme e disave.

Eshtë dëshpëruese lodhja psikologjike me të cilën, ashtu si shumë kolegë të mi, po e jetoj këtë moment.

Jam i dëshpëruar”.

Një fotografi e saktë e realitetit. Një apel për angazhimin dhe ndjeshmërinë e të gjithëve, pikërisht disa orë përpara se në Milano, qindra të rinj të nisnin një festë me muzikë, vallëzim dhe në fund një sherr. Një zë që duhet dëgjuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]