fbpx

“Është e tensionuar sespe nuk ka arritur finalen”/ Meritoni për Eglën: Kam rënë në grackën e saj

nga Revista Kosovarja

Edhe pse jemi pak ditë larg finales së madhe, debatet në shtëpi nuk kanë munguar.

Ka qenë Meritoni dhe Egla që kanë pasur përplasje të nisura dhe nga prime i kaluar. Meritoni ka këmbëngulur se Egla ka ndryshuar lojë dhe se po viktimizohet, duke shtuar se është në tension sespe nuk ka arritur finalen.

Nga ana tjetër, Egla e ka cilësuar banorin si përndjekës, pasi ai e ka ndjelur gjatë gjithë kohës në shtëpi duke kërkuar debat. I pyetur nga moderatori Ledion Liço nëse ndihet i rrezikuar, Meritoni tha se jo, por u shpreh se ka rënë në grackën e Eglës.

Egla: Një ndjesi shumë e shëmtuar, gjitha dita nga mëngjesi në darkë, duke pasur një njeri që të dhunon psikologjikisht, vërtet një dhunë psikologjike. U mundova me kërcim, apo diçka tjetër për të dalë nga një lloj atmosfere, zgjati deri në darkë, dy vakte që kam ngrënë i kalova duke thënë ‘të lutem mu largo’.

Unë kam thënë që mes Julit dhe Meritonit, e fiton ky i fundit, sepse ka qenë më i aktivizuar në kohë, por kjo peshë që duket këtu. Mendoj që unë ja thashë pastër fare pasi ai u zgjodsh finalist.

Meritoni: Unë e shoh që do të viktimizohet, e shoh të tensionuar sepse nuk është ende finaliste. Kur Ori e ngriti në piedestal duke i thënë super-lojtare doli si e indinjuar, pastaj doli duke i qëndruar afër Françeskës, Heidit pas debateve të forta që kanë paur. Duke bërë punët në shtëpi, kjo që s’ka prekur punë me dorë. Duke i hapur dernë me elegancë Julit, duke i qëndruar afër Romeos.

Egla: Ma shpif kur flet Meritoni.

Meritoni: O top sheqeri i shtëpisë, pse je mërzitur. Kjo po mundohet të arsyetojë gjithë rrugëtimi ne saj, por duke iu larguar asaj që Ori i tha me tëdrejt, super-lojtare. Ka pësuar ndryshim 360 gradë, nuk është kjo Egla që ofendon etj. Nuk e ndjej veten të rrezikuar, por e pranoj që kam rënë në grackat e Eglës. Është ajo që më ka vërë përndjekës

Egla: Je edhe dhunues në fakt.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]