fbpx

Është liruar nga paraburgimi këngëtarja Fjolla Morina

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, u arrestua në Prishtinë me 19 korrik pasi mbi të rëndoi akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Paraburgimi i saj u vendosë prej 1 muaji, dhe së fundi e ka përmbushur dhe është liruar.

Avokati i artistës, Fanol Krasniqi, për “Revistën Kosovarja”, ka treguar se klientja e tij është liruar dhe se Gjykata ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e saj.

Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Interpoli, pasi vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ajo u kap me dy pistoleta në makinën e saj, shoqëruar nga dy persona të tjerë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]