fbpx

Eskalojnë sulmet e ndërsjella mes Izraelit dhe Hezbollahut

nga Revista Kosovarja

Izraeli ka thënë që ka kryer një numër sulmesh parandaluese në Libanin jugor.

Qëllimi, sipas tyre, ka qenë pengimi i një sulmi në shkallë të gjerë me raketa dhe dronë nga Hezbollahu.

Të dielën, avionët kanë shkatërruar mijëra raketahedhës të këtij grupi të armatosur i cili mbështetet nga Irani.

Në anën tjetër, Hezbollahu ka thënë që ka arritur t’i gjuajë 320 raketa dhe dronë ndaj Izraelit si kundërpërgjigje për komandantin e tyre të vrarë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]