Protesta e ftuar me qëllim të solidaritetit për vrasjen e Liridona Ademajt ka eskaluar, pasi protestuesit pjesëmarrës kanë hedhur gaz me ngjyrë.
Më pas është shtuar numri i Policisë së Kosovës, ku kanë vendosur kordonin përpara objektit të Qeverisë.
Protestuesit patën protesta edhe përpara objektit të Policisë rajonale të Prishtinës.
Gazi është hedhur në drejtim të mediave prezente.
Prezent në fillimin e protestës janë parë të afërm të Liridona Ademajt, duke mbajtur pankarta në duar “Drejtësi për Liridonën!”.
Burrat vrasin gratë”, “Vrasësit e grave në burg”, “Poshtë patriarkati” kanë qenë disa nga pankartat që protestuesit mbanin në duar./Insajderi.