Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Estrada shqiptare në mbështetje të Jakup Krasniqit pas arrestimit nga Specialja

nga Revista Kosovarja

Estrada shqiptare e kanë përkrahur Jakup Krasniqin publikisht.

Mbi artikull

Gjatë ditës së sotme hetuesit e Speciales kanë arrestuar ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Ky i fundit është shoqëruar nga zyrtarët e Speciales pas shumë orë marrje në pyetje dhe bastisje në shtëpinë e tij.

Lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta në rrjete sociale dhe nuk ka munguar mbështetja për Krasniqin.

Moneytizer Paragrafi 4

Edhe emra të njohur të estradës shqiptare e kanë mbështetur Jakup Krasniqin nëpërmjet disa postimeve në llogaritë e tyre në Instagram.

“Liria ka emër”, shkruan në fotot që i kanë postuar aty ku shihet logo e emblemës së UÇK-së.

Blero, Lyrical Son, Nushi, Violeta Kajtazi, janë vetëm disa nga emrat që e kanë mbështetur Krasniqin publikisht.

Kujtojmë se hetuesit e Speciales që nga ora 06:00 e mëngjesit kishin nisur bastisjet në shtëpinë e tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]