fbpx

EULEX-i vazhdon patrullimet: Ura e Ibrit nuk hapet për qarkullim

nga Revista Kosovarja

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, ka bërë të ditur se njësitet e saj po vazhdojnë të patrullojnë rregullisht mbi lumin Ibër dhe jo vetëm.

Në një prononcim për Indeksonline, zëdhënësja e EULEX-it, Ioanna Lachana, ka deklaruar se patrullimet po bëhen në sinkronizim me Policinë e Kosovës.

Ajo ka shtuar se qarkullimi në Urën e Ibrit nuk është hapur akoma.

“Njësia e Formuar Policore e EULEX-it po kryen patrullime të rregullta zbuluese në veri të Kosovës në sinkronizim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in. Misioni mbetet vigjilent dhe ndjek të gjitha zhvillimet në terren. Ura e Ibrit nuk është e hapur për trafik” ka deklaruar Lachana për Indeksonline.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]