fbpx

 ‘Eurokoha‘- lider ndër agjencitë turistike

nga Revista Kosovarja

Në Bingen am Rhein të Gjermanisë këtë vit u mbajt panairi “Back to travel 2022” ku morën pjesë kompani të ndryshme turistike nga e gjithë bota, shkruan Kosovarja.

Remzi Ejupi ishte ndër pjesëmarrësit në këtë panair ku pati rastin të takohet me shumë kolegë dhe bashkëpunëtorë, mes tyre edhe me ministrin turk të turizmit Mehmet Ersoy.

Ersoy pati rastin të falënderojë gjithë shqiptarët që tash vite me radhë zgjedhin rivierën turke për pushime.

E sigurisht se është Eurokoha kompania e cila me vite tregon seriozitet dhe siguri në bashkëpunim me kompanitë më të mëdha turistike në botë, shprehet mes tjerash Remzi Ejupi.

Në uebfaqen eurokoha.net do të gjeni programe të ndryshme që ofrohen këtë verë në destinacionet më të frekuentuara turistike në botë, e si çdoherë do të ndaheni të kënaqur me kushtet që ofrohen për udhëtime të këndshme dhe të paharrueshme. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]