Evi Reçi dhe Kledi Hysa ishin ndër të ftuarit të mbrëmjes në “Kampionët”.
Pasi moderatorja Marina Vjollca shprehu kënaqësinë e të paturit në program mikeshën e saj, Evi Reçi, e cila është edhe në pritje të ëmbël të një djali.
Partneri i saj u shpreh pa hezitim se djali do të merret me futboll, por pse jo edhe me këndim.Biseda në studio:Evi Reçi: Besoj do të jem personi i parë këtu në këtë panel që vij vetë i dytë.
Marina Vjollca: Patjetër! Kjo është 100% e sigurt.Evi Reçi: Që do të flas për futboll që ndoshta-ndoshta do të merret fëmija im me futboll, se unë nuk besoj se do të merrem ndonjëherë.
Marina Vjollca: Kledi, do të merret fëmija me futboll? Do të jetë çuni futbollist?Kledi Hysa: S’bëhet fjalë!Marina Vjollca: Pse jo, këngëtar?
Kledi Hysa: Këngëtar dhe futbollist, sepse e tregoi shumë mirë Bushi që duhet edhe të këndosh.Evi Reçi: Do të jetë rast i veçantë.