fbpx

Fahrije Zogaj ylli i muzikës që nuk mund të krahasohet me të tjerat

nga Revista Kosovarja

Fahrije Zogaj është zëri i veçantë i muzikës folklorike e popullore, këngëtarja që prej shumë vitesh ka pushtuar zemrat e publikut shqiptar. Ajo këndon me shpirtë dhe transmeton emocionet më të bukura përmes çdo tingulli. Me një listë të gjatë këngësh dhe një karrierë të bujshme në muzikë, Fahrije Zogaj llogaritet të jetë një nga yjet e këngës në vend. Së fundi erdhi me këngën me titull “Trojet e mija”, për të cilën ndër tjerash flet në këtë intervistë fundviti për revisten “Kosovarja”

Si ishte viti 2021 për Fahrije Zogaj?
Ky vit si për gjithë estradën ka pasur ulje-ngritjet e veta, e kjo për shkak të pandemisë. Të jem e sinqertë, për mua ka qenë pak më e lehtë pasi kam lëvizur nëpër botë dhe nuk kam qenë edhe aq e fiksuar pas Covidit.

Cili është suksesi më i madh gjatë këtij viti në ikje?
Për mua suksesi më i madh është fakti që jemi mirë me shëndet unë dhe më të dashurit e mi.

Sa e ka ndikuar panemdia karrierën tuaj muzikore?
Në përgjithësi pandemia ka bërë dëme të mëdha në ekonomi dhe natyrisht që e ka rënduar e dëmtuar shumë edhe artin dhe botën e muzikës. Ne, nuk jemi përkrahur apo ndihmuar nga dikush. Shkaku i krizes ka pasur edhe reduktime në produksione.

Një peng nga ky vit që po shkon?
Fatmirësisht nuk kam pengje, pasi çdo gjë varet nga ai lartë. Me rëndësi shëndeti dhe pastaj të gjitha të tjerat realizohen.

Sot kur e mendon cili është hiti yt më i madh?
Kam shumë këngë të mrekullueshme, me autor të cilët e kanë bërë më të mirën. Kënga me titull “Një komb një flamur”, ndezi zemrat e publikut dhe morri miliona klikime, andaj mbetet shumë e veçantë për mua dhe publikun e gjërë që u afeksionua pas kësaj kënge.

Po kënga jote që ty të pëlqen më tepër?
Është kënga “Trojet e mija” që sapo është lansuar, që është një projekt i realizuar në Shkodër tek “TV Blu Sky”. Kënga vjen me tekst nga Armand Trebicka dhe kompozitor Valter Beqo. Kënga ka një fabulë shumë të këndshme dhe atdhetare, po pëlqehet tani e mendoj se do të pëlqehet edhe në të ardhmen.

A ke një këngë apo videoklip që i ke rënë pishman që e ke realizuar?
Kam këngë që jam penduar që i kam shoqëruar me videoklipe, por po nuk gabove nuk përmirësohesh.

Je kengetare që i ndezë dasmat e ahengjet. Cila këngë kerkohet më tepër dhe që e ndezë atmosferen?
Fillimisht dua ti falenderoj të gjitha ata që më përzgjehdin mua për gëzimet e tyre familjare, sepse ky është respekt i veçantë dhe obligim shumë i madh për mua. Për ta bërë një dasëm shembullore, këngëtari duhet të jetë në unison me popullin në atë çka kërkon. Mendoj që një këngëtar për të shkuar në dasëm duhet të ketë përgatitje shumë të madhe dhe personalitet.

Me kë e sheh vetën në duet në vitin 2022?
Për vitin 2022 akoma nuk kam planifikuar diçka, pasi dua që gjërat të vijnë natyrshëm. Ndryshe, oferta për duete kam pasur pafund.

Fahrije ju investoni mjaftë edhe në dukje. A ju kushton kjo shumë kohë e para?
Kur merresh me muzikë, patjetër që duhet edhe investim. Falë Zotit e punës sime, gjithçka në jëtë e kam ndërtuar vetë nga puna ime pa marrë asnjë cent nga sponzorizimet apo ku ta di unë nga punët me prapavija. Këto gjëra nuk i kam toleruar. Unë nuk jam këngëtare e play-backut, këndoj live kudo ku flitet shqip dhe gëzoj respekt nga populli për shkak të potencialit, thjeshtësisë dhe personalitetit. Në garderoben time ka veshje të 20 eurove, por edhe nga ato që nuk dua ti ndaj me askënd, pasi nuk e shohë të udhës të flas për gjëra private.

Dhurata më e bukur që e ke marrë në jetë?
Dhurata kam me qindra nga miq e mikesha, por dhurata më e madhe është ajo që ma ka dhënë Zoti, djalin dhe familjen e shëndoshë. Familja është e shenjtë.

Planet për vitin 2022?
Do të ketë këngë të bukura, pasi kam disa oferta për këngë burimore dhe më besoni që do ti pëlqejnë çdo shqiptari, pasi do ti këndoj siç di më së miri ti këndoj këngët folklorike.
Për ju respekt dhe gëzuar festat.

Nderim Neziri

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]