fbpx

Faik Fazliu: Fëmijët e mi e pyetën gruan nëse jam çlirimtar apo kriminel

nga Revista Kosovarja

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faik Fazliu, është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në një lokal në Prizren.

Fazliu ka treguar se ai është ndjerë shumë keq që si veteran i luftës është nëpërkëmbur nga Policia e Kosovës.

Fazliu në Kanal 10 ka treguar se pas incidentit fëmijët e kanë pyetur gruan nëse jam apo jo çlirimtar.

“Pas incidentit, fëmija e mi e pyetën gruan nëse jam çlirimtar apo kriminel”, ka thënë Fazliu.

Ai ka deklaruar se pas rrëzimit nga ana e policisë, ka pasur probleme me boshtin kurrizor, ndërsa pasi i janë vënë prangat, thotë se një nga policët i ka vënë gjurin në protezën që ka në këmbë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]