fbpx

Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd “e njeh” Kosovën, “çmenden” mediat e Vuçiqit

nga Revista Kosovarja

Në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd më 16 mars do të mbahet një debat, në të cilin është e ftuar edhe një profesoreshë nga Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës.

Kjo ka ngjallur reagime të mëdha në mediat e kapura në Serbi të cilat e kanë quajtur një veprim të tillë “skandaloz”, pasi sipas tyre Fakulteti i Shkencave Politike atje e ka njohur pavarësinë e Kosovës me këtë akt.

Në këtë debat do të flasë edhe dekani i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, ndërsa kjo ka ngjallur edhe më tepër në reagim në mediat e Vuçiqit atje.

“Vetë tema e bisedës si dhe bashkëpunimi nuk kontestohet nga askush, por bie në sy fakti që një universitet shtetëror vepron në kundërshtim me politikën e shtetit që e themeloi dhe e financon”, shkruhet në artikullin e “Novosti”.

Madje, për këtë, Novosti kanë marrë prononcim edhe nga Dejan Miletiq, drejtor i Zyrës Kombëtare për Administratë Publike dhe i njëjti e ka quajtur skandaloze këtë veprim.

Kjo ka ngjallur reagim të madh në mediat serbe të cilat kanë raportuar se fakulteti i tyre po e njeh shtetësinë e Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]