fbpx

Falja e borxhit të tatimit në pronë, Komuna e Prishtinës të enjten pritet të marrë vendim

nga Revista Kosovarja

Gjykata Kushtetuese ditë më parë mori vendim sa i përket çështjes së faljes së tatimit në pronë.

Derisa Komuna e Prishtinës ende nuk ka marrë vendim lidhur me faljen e borxheve të tatimit në pronë, disa prej komunave tashmë e kanë marrë një vendim të tillë.

E për këtë Komuna e Prishtinës, pritet të marrë vendimin këtë të enjte, në një seancë të jashtëzakonshme.

Zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Arlinda Kastrati ka thënë për “Indeksonline” se falja e borxhit të tatimit në pronë duhet të bëhet me vendim nga Kuvendi Komunal dhe se për këtë Kryeqyteti ka caktuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme me datë 7 dhjetor, ku pikë e vetme e rendit të ditës, do të jetë “Propozim-vendimi për faljen e tatimit në pronë për pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2023”.

“Falja e borxhit të tatimit në pronë duhet të bëhet me vendim nga Kuvendi Komunal, rrjedhimisht Kryeqyteti ka caktuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme me datë 7.12.2023 ku pikë e rendit të ditës do të jetë vetëm: “Propozim-vendimi për faljen e tatimit në pronë për pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2023 “, ka thënë Kastrati.

Ndryshe, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, komunat duhet të vendosin vetë për faljen e tatimit në pronë dhe se Ligji i kontestuar nga komunat nuk është në kundërshtim me ligjin e pushtetit lokal.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]