fbpx

Familja e Ronaldos kundër, Georgina paralajmëron dasmë me yllin e futbollit

nga Revista Kosovarja

Georgina dhe Cristiano janë në lidhje që nga viti 2016 dhe çifti kanë dy fëmijë së bashku.

Sipas The Sun, modelja tregoi se është e martuar me Ronaldon në ‘sytë e Zotit’, por një ditë do të mbajnë dhe ceremoni.


“Cristiano dhe unë jemi të martuar në sytë e Zotit; kjo është gjithçka që ka rëndësi për mua. Megjithatë, një ditë do të pasojë një ceremoni. Jam me fat që mund t’ju tregoj se ëndrrat janë realizuar me të vërtetë. I vlerësoj mundësitë që Zoti më ka dhënë”, tha Georgina.

Por pse Ronaldo nuk është martuar ende me Rodriguez?

Sipas mediave spanjolle, nëna e Ronaldos, Delores Aveiro është pengesa pasi ajo dhe disa anëtarë të tjerë të familjes së tij besojnë se modelja po takohet me kapitenin e Portugalisë për përfitime financiare.

Më tej në raport thuhet se familja e Ronaldos ka kundërshtuar me forcë çdo bisedë për martesë mes tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]