Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Familja mbretërore pritet të shtohet, ja kush është shtatzënë

nga Revista Kosovarja

Mbesa e mbretëreshës Elizabeth, Zara Tindell është shtatzënë për herë të tretë dhe pritet të sjellë shumë shpejt në jetë fëmijën e saj.

Mbi artikull

Ky lajm u bë së pari publik nga vetë bashkëshorti i saj, Mike Tindell dhe më pas u konfirmua zyrtarisht edhe nga burime nga brenda pallatit mbretëror, të cilët uruan publikisht çiftin.

Zara dhe Mike kanë 11 vite martesë së bashku dhe dy vajza. Ato janë një nga çiftet më popullorë të familjes mbretërore dhe shumë të dashur nga publiku britanik.

Edhe pse është mbesë e mbretëreshës më jetëgjatë në fron, Zara ka zgjedhur të mos mbajë një titull mbretëror, në mënyrë që ajo dhe fëmijët e saj të kenë një jetë sa më normale.

Moneytizer Paragrafi 4

Megjithatë, ajo ka marrë shpesh përsipër detyra në emër të monarkisë, duke përfaqësur familjen mbretërore. Zara është vajza e princeshës mbretërore Ana, e cila është një ndër katër fëmijët e mbretëreshës Elizabetë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]