Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rudina shfaqet në krahët e ish bashkëshortit

nga Revista Kosovarja

Për Rudina Dembacaj është folur shumë gjatë vitit që lamë pas, madje nuk e ekzagjerojmë aspak nëse themi se divorci i saj me Aleksin ka qenë kryefjala e shtypit rozë për disa javë me radhë, dhe mesa duket lajmet për të nuk mungojnë as këtë fundvit.

Aktorja shumë e dashur për publikun, ka preferuar të heshtë rreth kësaj çështjeje, duke mos dashur të japë detaje të tjera rreth kësaj teme,pasi tashmë zemra e saj i përket ish-deputetit të PS-së, Mark Frroku me të cilin edhe bashkëjeton.

Megjithatë kemi parë që ajo dhe ish-partneri ruajnë një marrëdhënie të mirë dhe do të jenë gjithmonë të lidhur nga vajza e tyre, Viktoria.

Së fundmi Dembacaj ka publikuar disa foto të ëmbla me vajzën e saj dhe ish-bashkëshortin Aleksin. Në foto ata shihen duke u argëtuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Moneytizer Paragrafi 4

“Në ditët e pushimit, mami dhe babi, gjejnë gjithmonë kohë të gëzojnë Vikin ????”- shkroi Rudina krahas imazheve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]