fbpx

Familjarët e së moshuarës kishin vërejtur shenja dhune në fytyrën e saj

nga Revista Kosovarja

Pas ngjarjes së rëndë e cila ka ndodhur në një Qendër për të Moshuar, në Pejë, ku një grua e shtyrë në moshë është keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga një infermiere e moshës së re, RTV Dukagjini ka mësuar edhe detaje të reja.

Sipas burimeve të mediumit, familjarët e së moshuarës, i kishin vërejtur asaj shenja dhune në fytyrë, por ata nuk kanë besuar se ajo mund të ishte e keqtrajtuar nga stafi i cili ishte i ngarkuar për t’u përkujdesur ndaj saj.

Ndërkaq, dhëndri i viktimës, gjatë ditës së mërkurë, ka bërë të ditur se ajo vuante nga sëmundja e alzhiemerit sëmundje kjo që shkakton harresë.

Ajo sipas tij asnjëherë nuk ka treguar se dikush ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Në lidhje me këtë rast Policia e Kosovës, deri më tani i ka arrestuar tre persona, përfshirë këtu edhe vajzën e cila shihet në video teksa ushtron dhunë ndaj saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]