fbpx

Familjarët marrin trupat e terroristëve serbë të vrarë në Banjskë

nga Revista Kosovarja

Trupat e tre terroristëve serbë të vrarë në Bansjkë të Zveçanit iu dorëzuan sot familjarëve.

Në Institutin për Mjekësisë Ligjore në Prishtinë është bërë autopsia e trupave të tre serbëve të vrarë në sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë afër Zveçanit.

“Ajo që mund të them është se autopsia ka përfunduar. Identifikimi është çështje e prokurorisë. Raportet ende nuk janë kompletuar”, tha drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti.

Familjet e serbëve të vrarë raportohet se i tërhoqën trupat e të afërmve të tyre në orën 14:00. Policia e Kosovës ka qenë e vendosur afër vendit ku janë dorëzuar trupat.

Dy nga të vrarët do të varrosen nesër në Leposaviq, ndërsa tjetri do të varroset në Banjë të Serbisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]