fbpx

Familjarët mirëpresin dënimin e Krivaçës, reagojnë edhe krerët e shtetit

nga Revista Kosovarja

Nga salla ku u tha fjala e fundit për vrasjen e Marigona Osmanit dolën të lehtësuar.

Familjarët e të ndjerës e avokati mbrojtës i tyre dhanë qëndrimet e tyre sa për masën e dënimit që iu vendosë Dardan Krivaçës e Arbër Sejdiut.

Xhaxhai i të ndjerës foli për vendimin e gjykatës kundrejt të akuzuarave që ia vranë mbesën.

Por, Osmani u shpreh i pakënaqur me masën që iu caktua bashkëkryerësit te Sejdiut.

E avokati mbrojtës, Gazmend Rexhepi tregoi se çka do të ndërmerr tutje.

Rexhepi tha që është i bindur që Krivaça ka kryer edhe veprën tjetër penale, dhunim për të cilën nuk iu dha masë dënimi.

Përfundimit të seancës gjyqësore ku u vendosë për fatin e të akuzuarave u janë gëzuar edhe krerët e shtetit.

Shefja e shtetit Vjosa Osmani, përmes një statusi tha se ky dënim është mesazh për dhunuesit.Qëndrim pothuajse të njëjtë pati edhe e para e drejtësisë.

https://www.facebook.com/watch/?v=840124291107928

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]