fbpx

Familjari i Shyhrete Behlulit raportohet se ka shkuar për të luftuar në Ukrainë

nga Revista Kosovarja

Dy kosovarë nga Komuna e Suharekës kanë deklaruar dje se do t’i bashkohen luftës së Ukrainës kundër Rusisë.

Mediat raportojnë se njëri prej tyre, Maliq Behluli, është vëllai i këngëtares së njohur kosovare, Shyhrete Behluli.

Se ata kanë lidhje familjare dëshmohet edhe në komentet e njëri-tjetrit në rrjetin social Instagram.

Në një foto ku Maliqi e uron vajzën e tij për ditëlindje, Shyhrete Behluli ka komentuar ndër të tjera “qoftë e lumtur zemra e hallës”.

Ndryshe, në një intervistë për Kanal 10, dy kosovarët kanë pohuar se do t’i bashkohen Ukrainës, për ta luftuar agresorin rus.

Ata janë parë në pikën kufitare të Medykas, ku kanë thënë se do të shkojnë krah ushtrisë së Ukrainës. /express

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]