fbpx

“Fancy Nails and Lashes” më e mira për thonjtë, qerpik, vetulla…

nga Revista Kosovarja

Keni nevojë për manikyr, pedikyr, tretmane për duar dhe këmbë, riparim të thonjëve, mbjelljen e thonjëve, mbjelljen e qerpikëve, lakimin e qerpikëve, brow lamination, formësim dhe ngjyrosje te vetullave? Të gjitha në një vend dhe më së miri, tek “Fancy Nails and Lashes” në Prishtinë.

“Fancy Nails and Lashes” është studio e njohur e bukurisë me klientelë të gjërë që gjithmonë përfitojnë shërbime profesionale, cilësore të ofruara nga profesionistet e dëshmuara të fushës. Të gjitha shërbimet janë të klasit të parë dhe realizohen me përkushtim maksimal.

“Fancy Nails and Lashes” është hapur si biznes nga manikyristja Vjosa Ruhani. “Arsyeja që doja të bëja thonjtë ishte për artin dhe ëndrra ime ishte të zotëroja një studio për thonjtë, fokusi i së cilës ishte pjesa artistike e procesit.

Në fillimet e veta, “Fancy” ka qenë një studio me një hapësirë shumë të vogël ku klientët mund te bënin vetëm thonjtë. Kjo ndryshoi pas një viti punë, ku gjatë rrugës “Fancy”-it iu shtua edhe një manikyriste, Rinesa Ruhani si dhe lash artistja Qendresa Nuraj, duke u zgjeruar kështu në një hapësirë të re me një sipërfaqe të madhe dhe duke krijuar një studio me një ambient të bukur dhe komod.

Qëllimi kryesor i studios tonë është ofrimi i shërbimeve cilësore të kontrolluara në detaje, ofrimi i rehatisë dhe komoditetit për secilin klient, kryerjen e shërbimeve pa dhimbje në mënyrë të shkëlqyer si dhe realizimin e punës së qëndrueshme. Higjiena dhe mjedisi higjenik është çelësi i një pune të mirë dhe të pastër”, thotë Vjosa nga “Fancy Nails and Lashes” .

Për të gjithë, të kujtojmë që në “Fancy” ofrohen këto shërbime: Manikyr, pedikyr, tretmane për duar dhe këmbë, riparimin e thonjëve, mbjelljen e thonjëve, mbjelljen e qerpikëve, lakimin e qerpikëve, brow lamination, formësim dhe ngjyrosje të vetullave.


Produktet më të cilat punohet në këtë sallon bukurie janë të cilësisë së lartë dhe këtë e vërteton qëndrueshmëria e shërbimeve që realizohen, padyshim në një ambient të qetë dhe të rehatshëm, që i bënë klientët të ndihen si në shtëpi.

“Fancy Nails and Lashes” gjendet në Pejton (tek “Centrali”) Rr.Garibaldi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]