fbpx

Fansi e përjetëson portretin e Luana Vjollcës me tatuazh në trup

nga Revista Kosovarja

Luana Vjollca padiskutim është një nga personazhet me më shumë influencë në industrinë e showbizit shqiptar.

Kemi parë shpesh herë si autorja dhe moderatorja e njohur surprizon fansat e saj me lajme të bujshme dhe suksese edhe nga ato internacionale. Por këtë herë ishte ajo që është surprizuar nga një fans i saji dhe nuk kishte dhuratë më të bukur.

Ai ka gdhendur në trup portretin e Luanës dhe këtë e ka treguar tatuazhisti i njohur ndërkombëtar nga Colombia, Stefano Reinoso.

Luana reagoi e mahnitur në rrjetin social, Instagram, ku shkruan kështu: “Tatuazh i vërtetë!”

Epo kjo nuk është hera e parë që një fans realizon diçka të veçantë për “showgirl”-in e njohur.

Pak kohë më parë një fans vendosi që fytyra e saj të jetë në kokën e tij, me anë të stilit të prerjes së flokëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)


Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]