Mbrëmë ka pasur një përshkallëzim të rrezikshëm në pjesën veriore të Gazës.
Qindra sulme ajrore shkatërruan lagjet, dhe gjatë natës më shumë se 50 njerëz, kryesisht civilë, u vranë, sipas autoriteteve lokale.
“Ne ende nuk mund të arrijmë në zonat e goditura, por po shikojmë nga çatia, ku sulmet ajrore kanë qenë të pandërprera gjatë natës”, thotë Rushdi Abu Alouf, i cili raporton nga Gaza për BBC.
OKB-ja po përpiqet të strehojë 200,000 persona të zhvendosur – kjo është rreth 10% e popullsisë në Rripin e Gazës.
https://twitter.com/Ali7861216216/status/1711995565737976290?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1711995565737976290%7Ctwgr%5E17354d1fb918c48e3c86591a98844fe37a6fa075%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fpaparaci.com%2F370346%2Ffatkeqesi-ne-gaza-dhe-nga-ora-1300-do-te-jete-edhe-me-keq%2F
Njerëzit janë pa energji elektrike, ujë dhe ushqim. Ata po presin në radhë në furrat e bukës ku marrin sasi të vogla ushqimi, raporton BBC. Bankat japin shuma të vogla parash, dhe pikat e karburantit japin sasi të vogla karburanti.
Ministri i Shëndetësisë në Gaza tha se të gjitha qendrat mjekësore dhe spitalet do të mbeten pa ilaçe brenda 24 orëve.
I vetmi termocentral në Gaza – tani i vetmi burim i energjisë elektrike atje – do të mbesë pa karburant për rreth 12 orë, raportoi BBC pak kohë më parë dhe tani raporton se ata kanë mësuar se ky afat mund të shkurtohet.
Kreu i Autoritetit Energjetik të Gazës, Jalal Ismail, thotë se do të ndalojë plotësisht punën sot në orën 14:00 me orën lokale (13:00 në Kosovë).