fbpx

Studentët e Mjekësisë sërish protestë përpara Ministrisë së Arsimit

nga Revista Kosovarja

Studentët e mjekësisë dolën sërish ditën e sotme në protestë duke kundërshtuar ligjin e punësimit në vend për 5 vjet pas përfundimit të shkollës sikundër nuk pranojnë tarifën e studimit 240 mijë lekë.

Me pankarta në duar dhe të veshur me bluzat e bardha studentët e Mjekësisë marshuan përpara Ministrisë së Arsimit, ku kërkuan përballje publike me ministren Ogerta Manastirliu.

Gjatë protestës u qëllua me vezë në drejtim në drejtim të godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Studentët kundërshtojnë ligjin e ri, i cili i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]