fbpx

Fatma i reagon Arbërit: Ç’është ky përçmim ndaj ish-banorëve? Po ti nuk del për klikime?

nga Revista Kosovarja

Mbrëmjen e kaluar në “BBVA”, u krijuan tensione në studio, pasi Kiara mori informacione nga jashtë si avantazh si lidere e shtëpisë.
Ajo u prek më së shumti me komentet e Efit, e cila i doli kundër kur Luizi “kryqëzohej” për dhunë ndaj Kiarës tek lavamani, shkruan lajmi.net.

Pas kësaj Efi ka pasur përplasje me opinionistët, e cila i ka dalur në mbrojtje Luizit dhe nuk e ka cilësuar dhunë situatën.

Ishte Arbëri ai i cili shpërtheu ashpër ndaj ish-banorëve, Efi, Ronaldo dhe Mikela.

Sipas tij, ata po e shfrytëzojnë Luizin për famë, teksa i quajti “përfitues” dhe se jetojnë për klikime.

Lidhur me këtë ka reaguar ashpër moderatorja, Fatma Haxhialiu.

Ajo i ka dalë kundër Arbërit, duke thënë se nuk e kupton pse gjithë ky përçmim ndaj ish-banorëve.

Më tej ajo ka shtuar “Po ti Arbër nuk del për shikueshmëri dhe klikime?”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]