Fabieni eshte nje djalosh 14-vjecar. Vuante nga strabizmi qe prej moshes 3-vjecare. Prinderit nuk kishin mundur pergjate gjithe ketyre viteve t’i mundesonin parate e operacionit.
Fabieni nuk ka vuajtur me shume strabizmin, sesa bullizmin, me te cilen eshte dashur te perballet, per shume vite. Me tregoi qe bashkemoshataret e tij, e ofendonin, e shanin shpesh per problematiket qe ai kishte. E kishte vuajtur shume kete fakt. Por iu desh te jetonte me “bullizmin” per vite te tera, sepse s’kishte rruge tjeter. Eshte mesuar tani, por perseri shpirtin ia vrisnin fjalet “syshtrembet, qorr”.
Tashme Fabien kampioni s’do vuaj me bullizmin dhe s’do marre me etiketime qe e lendojne, pasi ai tashme e zgjidhi kete problematike.
Superlajmi i mire eshte se Fatmir Oni Hysenbelliu me ane te Fondacionit Fab, munden qe te siguronin 600 eurot qe ishin te nevojshme per operacionin. Menjehere sapo i rrefeva historine e Fabienit, Fatmir Hysenbelliu shprehu gadishmerine e menjehershme t’i pergjigjet djaloshit me cfare te kishte nevoje. Shume mirenjohje per kete gjest qe per 14-vjecarin do te thote shume. Do te thote te mos lendohet me, e te jete i qete shpirterisht.
Zoti ju bekofte te gjitheve. Nje kontribut i te gjitheve nga pak, u desh qe te mundeshim te ndryshonim jeten e nje djali 14-vjecar. 😍