Reperi i njohur, Capital T dinë si të rrëmbejë vëmendjen dhe këtë e ka bërë edhe së fundi.
Ai ka zgjuar kureshtjen me postimin e fundit që bëri në Instagram ku shihet përkrah modeles më të bukur shqiptare, Adrola Dushi.
Reperi pak më parë ndau një fotografi ku shihet përkrah modeles, ndërsa në mbishkrim ka vendosur një emoji zemër.
Se a bëhet fjalë për ndonjë projekt, apo dyshja janë miq e ndoshta edhe më të afërt se sa kaq, kjo mbete të shihet.
Mirëpo adhuruesit e tyre tashmë kanë filluar aludimet se reperi kosovar dhe modelja shqiptare mund të jenë në një lidhje dashurie.
Ndërkohë, Adrola ka vendosur të qëndrojë e heshtur duke mos publikuar asgjë.
https://www.instagram.com/p/CC8VittBZuh/?utm_source=ig_web_copy_link