fbpx

Fatmir Spahiu për ngritjen e çmimeve: Më mirë me nxjerr prej përdorimit 5 euron, s’po kryen punë më

nga Revista Kosovarja

Aktori i famshëm kosovar, Fatmir Spahiu, përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me situatën e ngritjes së çmimeve në Kosovë.

Ai ka propozuar që kartëmonedha pesë (5) euro të hiqet nga përdorimi në treg.Ngritja e vazhdueshme e çmimeve në Kosovë ka shkaktuar debat të madh muajve të fundit, ku ka pasur ankesa të shumta nga qytetarët, ndërsa së fundmi në mënyrë ironike ka reaguar edhe aktori, Fatmir Spahiu.

Ai në një postim të tij në Facebook ka lënë të kuptohet se tani monedha pesë euro, nuk është duke kryer punë dhe më mirë të largohet nga përdorimi.”Kartemonedhen e 5€ eshte mire me nxjerre komplet prej perdorimit. Sen s’po kryne pune ma,” shkroi ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]