fbpx

Faton Peci largon këshilltarin e tij, Enis Osmanin

nga Revista Kosovarja

Enis Osmani, këshilltar politik i ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është dënuar me 1 mijë e 500 euro gjobë, pasi pranoi fajësinë për falsifikim të rezultateve të votimit.

Lidhur me këtë, ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka konfirmuar se Osmani nuk do të jetë pjesë e kabinetit të tij.

“Shumë shkurt, personi në fjalë nuk do të jetë pjesë e kabinetit nga muaji i ardhshëm”, u shpreh ai në konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë.

Kujtojmë se aktgjykimi ndaj të akuzuarit Osmani u shpall në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Ai u dënua me gjashtë muaj burgim, por me pëlqimin e tij dhe mbrojtësit të tij, avokatit Sabit Pllana, dënimi me burg iu zëvendësua në dënim me gjobë prej 1 mijë e 500 euro, në pajtim me Nenin 44 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]