fbpx

“Faton, unë nuk dorëzohem edhe nëse do të më mbesin vetëm dy vota në nivel të krejt Kosovës” – fjalët e Osmanit pas përjashtimit nga LDK

nga Revista Kosovarja

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, njëherësh edhe ish-këshilltar i Vjosa Osmanit, tregoi se çfarë i tha atij presidentja aktuale e vendit, pasi u shkarkua nga LDK-ja.

Peci ka thënë se Osmani në atë kohë i kishte thënë se nuk do të dorëzohet deri në fund. Ai këto deklarime i ka bërë në emisionin ‘dPt te Fidani’.“…Faton, unë nuk dorëzohem edhe nëse do të më mbesin vetëm dy vota në nivel të krejt Kosovës”, tregon ministri i Qeverisë Kurti.

Në anën tjetër, ai ka folur edhe për koalicionin VV-Lista ‘Guxo’, për të cilin ka thënë se do të vazhdojë deri në fund të mandatit, teksa ka thënë se Osmani nuk do t’i bashkohet LDK-së.

“E padrejtë dhe diskutimet e tilla janë të pavërteta. Nuk ka marrëveshje për rikthim. Do të çojmë deri në fund koalicionin me VV-në. E kemi marrë votën për këtë dhe kështu do të veprojmë”, shtoi tutje Peci.Ai ka bërë me dije edhe se Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do e udhëheqë Listën ‘Guxo’.

“Kemi kapacitete dhe njerëz me aftësi të mëdha. Do të mbajmë kuvendin e brendshëm për të përcaktuar të ardhmen por besoj që zonja Donika Gërvalla të jetë ajo që të na udhëheqë përpara”, tha më tutje ai.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]