Komuna e Prishtinës ka njoftuar se faza e parë e dezinsekstimit hapësinor do të nisë më 29 qershor, në ora 19:30.
“Ju njoftojmë se dezinsektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës, faza e parë për vitin 2024, do të fillojë më datën 29.06.2024, nga ora 19:30. Hedhja e larvicideve do të kryhet më datat 27.06.2024 dhe 28.06.2024, duke filluar nga ora 09:00, sipas planit dinamik të operimit.”
Dezinsektimi do të realizohet nëse kushtet atmosferike janë të përshtatshme, në të kundërtën Komuna thotë se do të shtyhet.
“Shënim: Dezinsektimi do të realizohet vetëm nëse kushtet atmosferike janë të përshtatshme. Në të kundërtën, do të shtyhet për një datë të pacaktuar, për të cilën do t’ju njoftojmë.”