fbpx

Federata Sindikale e Shëndetësisë kundër grevës së SBASHK-ut

nga Revista Kosovarja

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka bërë të ditur se nuk do t’i bashkangjitet grevës së SBASHK-ut, meqë i kanë parë se kërkesat e tyre nuk përputhen me ato të punonjësve shëndetësore.

FSSHK-ja këtë e ka njoftuar me anë të një komunikate se punonjësit shëndetësor gëzojnë 60 euro prej shtesave.

“Kryesia e FSSHK-së në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datë 25.08.2022 pas shqyrtimit të situatës si dhe paralajmërimit të SBASHK-ut dhe Administratës për fillim të Grevës së Përgjithshme, del me qëndrim kundër Grevës respektivisht nuk i bashkëngjitet Grevës për shkak se kërkesat nuk janë në interes të punëtorëve shëndetësor sepse punëtorët shëndetësor e gëzojnë shtesën prej 60 euro dhe nuk është arsye e mjaftueshme FSSHK të merr veprime sindikale siq janë Grevat për 40 euro gjithashtu se Ligji i Pagave është proceduar për miratim në Qeveri dhe priten konsultime rreth tij,Kryesia vendos që ti hap rrugë dialogut për vërejtjet dhe kërkesat e punëtorëve shëndetësor ti realizojë nëpërmjet dialogut me komisionet përkatëse si dhe me Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

“Prandaj duke pasur parasysh edhe situatën politike duke mos përjashtuar mundësinë e veprimeve sindikale,konsideron se për momentin nuk ka asnjë arsye madhore të hyjmë në Grevë”, përfundon komunikata.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]