fbpx

Fejohet Atdhe Xheravina? Poston imazhe ku tregon unazat

nga Revista Kosovarja

Ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë“Për’puthen 2”, Atdhe Xheravina, ka ditë që është në top lajmet e medias rozë.

Kjo pasi disa fotografi që u bënë virale nëpër rrjete sociale, ku u pa nën shoqërinë e Efi Dhedhes, konkurenten e “Për’puthen 3”, shkruan
“Kosovarja”

E, si duket ai do të vazhdoj të jetë kryefjala e thashethemeve pasi së fundi ka publikuar një fotografi që qonë në dyshime se ai është fejuar.

Kapur një dorë të një vajze e cila ka një unaz fejese, ka qenë fotografia që bëri lëmsh rrjetin e postuar nga ai në InstaStory.

Kjo edhe e konfimron atë që ka thënë opinionisti Arjan Konomi përmes një postimi në “Instagram”, ku falënderoi ish-konkurrentin nga Gjakova për dhuratën e bërë gjatë kohës sa ishte ky i fundit pjesë e programit, ku vëmendjen e mori pjesa ku thuhej: “Pres dasmën tënde për të ta kthyer”.

Ndërsa, nuk mungoi edhe reagimi i Atdheut, i cili tha: “Sa për dasmën duro edhe 3-4 muaj”.
Por, si qëndron e vërteta mbetet të shihet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arjan Konomi (@arjankonomi_)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]