fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fëmija im i parë mban emrin e burrit tim të parë!

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Perjetime
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Burri im ia la emrin djalit tonë, Jetmirit, pa me pyetur fare! Nuk di a deshi t’më lëndonte, sepse burri im i parë quhej Jetmir!

Isha studente në Fakultetin e Farmacisë në Prishtinë. Që në ditët e para në ligjërata u njoha me një djalë shumë të mirë si në sjellje, por edhe në pamje të jashtme.

Dhe, me kalimin e kohës bëheshim gjithnjë e më të afërt me njëri-tjetrin.

Por, një ditë, teksa pinim kafe në bife, më befasoi me fjalët se më donte shumë…

Mbeta e shokuar ngase unë e shikoja si shokun më të ngushtë, sepse edhe sekretet i ndanim bashkë.

Sidoqoftë, ende nuk kisha pasur të dashur, meqë ëndrra ime ishte të diplomoja dhe të punësohesha, që t’ia laja borxhin xhaxhait që kujdesej edhe materialisht për mua, meqë babai kishte vite që më kishte vdekur.

Por, fjalët e tij të ëmbla ma ndryshuan mendjen dhe një ditë iu hodha në krahë…

Andaj, që nga ajo ditë unë kalova në banesën e tij dhe filluam të bashkëjetojmë si burrë e grua…

Mirëpo, në vitin e tretë të studimeve ai më la në banesë e vetë shkoi në Zvicër, te vëllezërit e tij kinse për pak ditë e nuk u kthye as me vjet!

Kështu, vitin e fundit në fakultet mezi e kreva, sepse zemra ime u lëndua shumë, shumë, shumë…

Sidoqoftë, arrita të diplomoja disi dhe me shumë vështirësi…

E diplomimi ma dha mundësinë të punësohesha në njërën nga barnatoret më të madha dhe më të njohura të Prishtinës.

Por, që në ditët e para të punës pronari nisi t’më vardisej, e kjo nuk më pëlqente, sepse isha e thyer në shpirt dhe më nuk kisha besim në askënd…

Sidoqoftë, pas një kohë vardisjeje që ma bëri, pranova të jem e tij, edhe pse e kisha një boshllëk në shpirt, i cili më rrinte si një lëmsh dhe nuk më linte të gëzohesha për asgjë.

Mirëpo, nuk shkoi gjatë e më propozoi martesë, të cilën e pranova më shumë për të kryer një obligim sesa që kisha dëshirë.

Martesa u bë shpejt e shpejt, sepse ashtu kërkoi ai.
E, pse?
Këtë as atëherë e as tash nuk e kam kuptuar…

Por, e keqja më e madhe ndodhi pas martesës, kur një ditë në barnatore erdhi ai, ai i cili ma mori zemrën i pari…

Më shikoi gjatë pa folur gjë, pastaj, kinse i shikonte barërat në rafte, ma bëri me kokë që të dilja jashtë.

Ai iku, por unë nuk shkova pas tij.
Pas orarit të punës, kur dola nga puna, në qoshen e barnatores më kishte pritur. Nisi të ecte kah Fakulteti Filozofik. E unë nuk u durova e shkova pas tij…

Në oborrin e fakultetit u ndal dhe më priti. Posa iu afrova deshi t’më puthe, por nuk e lejova. I thashë se desha vetëm ta shihja fytyrën e tij idiote, tradhtare, gënjeshtare dhe u largova prej tij.

E, për fat timin, nuk më ndoqi më, sepse e pa sa ishte sahati…

Pas shtatë muaj pas atij takimi unë linda djalin, që e solla në jetë të shëndetshëm si drita.

Thënë të drejtën, edhe pse e dija se do të lindja djalë, asnjëherë nuk e kisha lodhur mendjen për emrin që do e pagëzoja…

Burri, po atë ditë që linda, kur më vizitoi në gjinekologji, më puthi në faqe dhe më tha:
“Urime e me jetë të gjatë qoftë Jetmiri!”.

Mbeta e habitur. U shtanga. Nuk nxora zë nga goja. Nuk di kah i erdhi ky emër! Dinte gjë për dashurinë time të parë apo ishte rastësi, këtë as sot nuk e di?!

Minirja, Prishtinë


Etiketa: Djaliburri

POSTIME TË NGJASHME

Perjetime

Thylane Blondeau, historia e “vajzës më të bukur në botë”

4 muaj më parë
Showbiz

Nusret bën rrëfimin prekës: Në shtëpinë time nuk pamë kurrë mish

4 muaj më parë
Perjetime

Babai e braktisi se lindi me epilepsi: Historia e Julit që filloi gjimnazin 45 vjeç

4 muaj më parë
Woman Alone Resting On Couch
Perjetime

Pse e përzura burrin nga shtëpia?

4 muaj më parë
Perjetime

I verbër dhe me kancer, por veterani realizon ëndrrën për t’u hedhur me parashutë

4 muaj më parë
Perjetime

Filmi që parashikoi të ardhmen

4 muaj më parë
Postimi tjetër

Tensione në veri, momenti kur Goran Rakiq dhe Igor Simiq sulmohen nga serbët

Makinat në të ardhmen do të funksionojnë me qumësht

Pse shfaqen mavijosje të pashpjegueshme në trup?

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e dielë 1 tetor 2023

8 orë më parë

Dashi Dita e sotme do jete paksa e ndërlikuar për çiftet. Nuk iu pëlqen aspak kur partneri iu jep urdhra...

Burrat apo gratë, cilët thonë të parët ‘Të dua’?

8 orë më parë

Të thuash “të dua” për herë të parë është një emocion i madh, por edhe siklet, sepse guximi për të...

Meda shumë i dhënë pas nënës, ja çfarë bënë

8 orë më parë

Këngëtari Meda, është një nga emrat e njohur të botës së muzikës. Nuk është aktiv si dikur, por ka një...

Osmani: Policia së pari, nëse na sulmon Serbia hynë KFOR-i

9 orë më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë për Channel 4 Neës, ku ka thënë se Policia e Kosovës...

Ish-zëdhënësi i NATO’s: Veriu i përket Kosovës, KFOR’i nuk duhet ta marrë kontrollin

9 orë më parë

Zëdhënësi i NATO-s gjatë kohës së luftës në Kosovë, Jamie Shea, është intervistuar këtë të shtunë nga Euronews Albania në...

Nga nesër ulen tarifat e roamingut për shërbimet e internetit me vendet e BE-së

9 orë më parë

Telekomi i Kosovës ka njoftuar se nga nesër do të ulën tarifat e roamingut për shërbimet e internetit me vendet...

MË TË LEXUARAT

Metoda japoneze për të kursyer 35% të pagës çdo muaj

Megi Pojani trondit Instagramin me xhinset provokuese

Reçel me boronica dhe çokollatë

Ditëlindja e babait te ndjerë: Vesa Luma e kujton me fjalë mjaft prekëse

Aktorja 90 vjeçare tregon sekretin për fytyre pa rrudha dhe natyrale

Arsyet përse flisni në gjumë

Fifi dhe Ylli Limani të fiksuar pas New Yorkut, i dedikojnë një moment special

Kozaku zbulon shumën marramendëse të parave që fiton në javë

Pas lirimit nga burgu, ky është postimi i parë nga Enca

Axha i policit të vrarë në veri: Ndjejmë dhimbje, por edhe krenari, i ndjeri ka shkuar me vullnet në punë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist