fbpx

Fëmijët e parë në familje ju ngjajnë baballarëve? E vërtetë apo jo

nga Revista Kosovarja

Ekziston një teori e cila thotë se fëmijët e parë ju ngjajnë baballarëve. Por, sa janë të vërteta këto teori?

Studimi i vitit 1995 i realizuar në Universitetin e Kalifornisë thekson këtë fakt, mirëpo studim i ngjashëm është realizuar edhe në vitin 2004, ku rezultatet tregojnë se shumica e foshnjeve u ngjajnë te dy prindërve në mënyrë të barabartë shkruan Kiindred.

Informohuni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë, duke klikuar në këtë link.

Por, edhe pse shkenca nuk e mbështet këtë teori, pse shumë prej nesh thonë se është e vërtetë që fëmija i parë të jetë kopje e babait?

Ne e dimë se fëmijët ndajnë 50% të ADN-së së prindërve të tyre dhe ka gjene dominuese dhe gjene recesive – gjë që lë shumë hapësirë ​​për ndryshim.

Përvec kësaj, fëmijët rriten dhe ndryshojnë shumë në vitin e parë e cdo vit pas tij. Disa krijojnë imazhe të njërit prind, e ndërsa rriten fillojnë të duhen sikur prindi tjetër.

Por, kthehemi përsëri tek teoria e parë: a ka gjasa që babai të jetë aq i lumtur për ardhjen në jetë të fëmijës sa të mendoj se fëmija ngjason shumë me të?

Epo, për këtë, mbetet të shihet deri në të rejat më të fundit.

Deri atëherë, fëmija juaj i parë, a i ngjan më shumë mamit apo babit? Dhe, a ka ndryshuar teksa është rritur?

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]