fbpx

Fëmijët jo prezent, i ipet lamtumira e fundit Diogo Jotës dhe vëllait Andre Silva

nga Revista Kosovarja

Në Gondomar, Portugali, dhimbja nuk kishte kufij. Funerali i Diogo Jotës dhe vëllait të tij André Silva u mbajt të shtunën në mëngjes mes lotëve, heshtjes dhe një qyteti që ndjeu çdo goditje të kësaj tragjedie.

Brenda kishës “Igreja Matriz” u lejuan vetëm familja dhe miqtë më të afërt, por jashtë, mijëra njerëz qëndronin në rrugë për t’i dhënë lamtumirën, ndërsa ceremonia transmetohej drejtpërdrejt me zë përmes altoparlantëve.

Shërbesa u udhëhoq nga vetë Ipeshkvi i Portos, D. Manuel Linda, i cili i drejtoi një mesazh prekës tre fëmijëve të Jotës, që nuk ishin të pranishëm në funeral: “Do të lutem shumë për ju… Nëse është e vështirë të shohësh një të rritur të qajë, është edhe më e vështirë të shohësh një fëmijë që qan”.

Ai shtoi: “Ata që vuajnë më shumë janë nëna juaj dhe gjyshërit… Të shohësh mbetjet mortore të një fëmije është një dhimbje e paimagjinueshme. Por kur janë dy arkivole… nuk ka më fjalë.”

Në mesin e të pranishmëve u panë lojtarë aktualë dhe të mëparshëm të Liverpoolit dhe përfaqësueses së Portugalisë, të gjithë me sytë e fryrë nga trishtimi.

Virgil Van Dijk mbante në duar një kompozim me lule në formën e fanellës së Diogos me numrin 20, ndërsa Andy Robertson kishte fanellën e kuqe me numrin 30, në nder të Andrés.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]