fbpx

Fëmijët që bëjnë këto 12 gjëra, kanë tru ‘shumë të ndjeshëm’ dhe ky konsiderohet një avantazh

nga Revista Kosovarja

Psikologët kanë zbuluar se fëmijët me tru ‘shumë të ndjeshëm’, në mjedisin e duhur kanë shumë më tepër përparësi sesa bashkëmoshatarët e tyre.

Është interesante se ekzistojnë pesë ‘lloje’ të trurit: i ekuilibruar, spontan, këmbëngulës, i kujdesshëm dhe i ndjeshëm.

Një tru i ndjeshëm karakterizohet nga aktiviteti i shtuar në sistemin limbik, domethënë qendra emocionale e trurit.

Fëmijët me tru shumë të ndjeshëm jo vetëm që tregojnë më shumë kreativitet, ndërgjegjësim dhe hapje, por ata posedojnë edhe një tipar tjetër që ende nuk vlerësohet, që është ndjeshmëria.

Për shkak se fëmijët e ndjeshëm preken më shumë nga përvojat e tyre sesa bashkëmoshatarët e tyre, ata marrin më shumë mbështetje dhe inkurajim. E gjithë kjo i bën më të suksesshëm.

Sipas psikologes Elaine Aron, rreth një në pesë fëmijë është shumë i ndjeshëm.

Fëmija juaj është i ndjeshëm nëse bën gjërat në vijim:
Vëren detaje të vogla (për shembull, që mësuesi ka rroba të reja)
Disponimi i njerëzve të tjerë ndikon shumë tek ai
Vështirë përballet me emocione të forta si zemërimi dhe shqetësimi
Stresohet kur ndodhet në ambiente të mbushura me njerëz dhe me zhurmë
Urren kur dikush e nxiton dhe preferon t’i bëjë gjërat më me kujdes
Reagon më mirë kur i tregoni me butësi se ku gaboi në vend që ta disiplinoni ashpër
Bën komente të thella dhe duket i mençur për moshën e tij
Ka një sens të mirë humori
I ‘lexon’ mirë njerëzit dhe mund të nxjerrë me saktësi të habitshme atë që ata mendojnë ose ndjejnë
Refuzon të hajë ushqime të caktuara për shkak të erërave ose teksturave
Trembet lehtësisht nga zhurmat e papritura, si kur dikush u afrohet fshehurazi


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]