Studime nga Universiteti i Harvardit dhe ai i Minesotës tregojnë se fëmijët që angazhohen rregullisht në punët e shtëpisë rriten më të pavarur, më të përgjegjshëm dhe më të suksesshëm.
Këto detyra të hershme ndërtojnë ndjenjën e përgjegjësisë, etikën e punës, aftësitë për të bashkëpunuar dhe qëndrueshmërinë, cilësi që lidhen ngushtë me suksesin afatgjatë.
Sipas ekspertëve, sa më herët të përfshihen fëmijët në detyrat e përditshme, aq më lehtë zhvillojnë një mënyrë të të menduarit ku ndihma dhe përfshirja janë të natyrshme, një qëndrim që i ndihmon shumë në të ardhmen, përveçse ndihmon edhe të gjithë familjen në të sotmen.