Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj njofton se ka vazhduar së zbatuari planin operativ “Motoçikleta 2025”. Me ç’rast gjatë 24 orëve janë shqiptuar gjithsej 40 gjoba dhe janë konfiskuar 5 motoçikleta për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të trafikut.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të shtuara edhe në ditët në vijim, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe respektimit të ligjit, thuhet në njoftim.
“Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe t’i raportojnë kundërvajtjet përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të gjitha informacionet e raportuara ruhen në konfidencialitet të plotë”, apelon policia.