fbpx

Ferizajasi e rrah babanë e bën për spital

nga Revista Kosovarja

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur edhe në Komunën e Ferizajt.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar në Ferizaj për dhunë në familje.

Sipas njoftimit, deri te arrestimi i tij ka ardhur pasi që i dyshuari kishte rrahur babanë e tij duke i shkaktuar edhe lëndime me ç’rast edhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës thotë se pas intervistimit nga ana e prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]